Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër me datë 7 korrik, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë. Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.