Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT emeton letra me vlerë “Bono për Diasporën”

Kor 6, 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se do të emetojë letra me vlerë “BONO PËR DIASPORËN”, dedikuar bashkatdhetarëve, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime produktive që mundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit, krahas kontributit të shumanshëm dhe shumëvjeçar. Të drejtën për investime e kanë të gjithë personat fizikë, rezidentë dhe jo-rezidentë, që posedojnë llogari bankare në njërën nga bankat komerciale të listuar në shpalljen për shitjen e Bonove për Diasporën. Shuma minimale për blerje është 10,000 euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500,000 Euro.

Periudha për investim është nga data 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021, dhe ka datë të shlyerjes/transaksionit 20 gusht 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Bono është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 dhe 5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankand për blerjen e letrave me vlerë “Bono për Diasporën”, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale në vijim:

Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, NLB Banka, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank,thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

INVESTO NË VENDIN TËND – PËRFITO NGA KTHIMI I SIGURTË!.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM