Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Davenport: Zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe

Kor 7, 2021

Në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, u diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së.

Meqë zgjedhjet lokale po afrohen, në takim u fol për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre. Kryeministri Kurti tha se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë zgjedhje të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.

Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM