73 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, thotë raporti i punës për datën 8 korrik 2021.
Prej tyre, 22 janë të konfirmuar pozitivë dhe 43 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 58 pacientë:
12 të konfirmuar me COVID-19
36 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 11 pacientë+ 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë
10 të konfirmuar pozitivë
7 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.