Build Skills with our trainings

Sign up now!

SHSKUK pranon donacion me pajisje ndihmëse nga HANDIKOS

Kor 8, 2021

Oragnizata HANDIKOS i ka dhuruar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pajisje ndihmëse për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Në frymën e kërkesave të SHSKUK-së, Organizata HANDIKOS solli 8 karroca speciale për dëmtime neurologjike, 10 karroca për të gjitha terrenet, 6 karroca standarde, 10 shëtitore me rrota dhe 1 shkop me 4 këmbë.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, falënderoi përfaqësuesit e HANDIKOS për ndihmën e ofruar dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me këtë organizatë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

“ Është pak i rëndësishëm numri i pajisjeve, aq sa është e rëndësishme simbolika e bashkëpunimit me HANDIKOS-in. S’ka mesazh më të fuqishëm se ky sot me format e bashkëpunimit, që ne i kemi me HANDIKOS-in, por edhe me shoqatat tjera”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, Afrim Maliqi, drejtor i Organizatës HANDIKOS, tha se pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për klinika të ndryshme për pacientët, të cilët kanë vështirësi në lëvizje.

“ Organizata jonë gjithmonë është munduar të ofrojë jo vetëm mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, por edhe për institucionet, për shkak se nevojat janë të ndryshme. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë, që t’ju shërbejmë qytetarëve”, tha ai.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM