Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti i drejtohet ekipit përfaqësues të Kosovës në Lojërat Olimpike: E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio

Kor 12, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, iu është drejtuar sportistëve nëpërmjet një video-mesazhi, në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të flamurit shtetëror nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, te ekipi olimpik që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike, Tokio 2020,

Kryeministri Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova dhe traditë shumë më të gjatë në sport, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

“Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët”,  tha kryeministri Kurti në video-mesazhin e dërguar nga Athina e Greqisë, ku po qëndron në vizitë zyrtare.

Ai u tha sportistëve se rezultatet e deritanishme na bëjnë të gjithëve krenarë dhe përkundër që do të jetë vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një Olimpiadë, na e keni mundësuar që të besojmë edhe më shumë në performancat tuaja.

Duke i falënderuar për kontributin dhe duke i uruar suksese secilit, kryeministri Kurti i tha ekipit reprezentues se ndonëse fizikisht nuk do të mund të jetë së bashku me ta në Tokio, ai dhe e gjithë Kosova do të jenë me zemër afër tyre.

 

E nderuara Presidente znj. Vjosa Osmani,

Të nderuar ministra të qeverisë sonë,

Të nderuar sportistë, trajnerë dhe punëtorë sportivë,

 

Në pamundësi të jem sot aty me ju, po ju drejtohem nga vendi i origjinës së Lojërave Olimpike antike dhe nikoqire të Lojërave Olimpike moderne – nga Greqia, nga Athina.

 

Ndodhem këtu për dy konferenca ndërkombëtare dhe një sërë takimesh zyrtare.

 

Të dashur sportistë dhe trajnerë,

Sot po e festojmë pasionin, punën dhe sakrificën tuaj për përfaqësimin e Kosovës në sport. Disa prej juve ju kam takuar personalisht dhe përkushtimi juaj në punë është shembull edhe jashtë sportit.

 

Nuk është vetëm aftësia apo talenti juaj në sport që duhet të na inspirojë të gjithëve – është angazhimi dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm, përpjekjet që ju i bëni ditë për ditë për të ngadhënjyer.

 

Sot, do të pranoni flamurin e shtetit me të cilin do të përfaqësoni Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Rezultatet që i keni arritur deri tani, na bëjnë krenar secilin prej nesh, dhe përkundër që po shënojmë vetëm pjesëmarrjen e dytë në Olimpiadë, na keni mundësuar të besojmë edhe më shumë në performancat tuaja.

 

Përgjegjësinë që mbani me vete në Tokio është shumë e madhe. Do të përfaqësoni çdo qytetar të Kosovës përball shteteve qindra herë më të mëdha se Kosova dhe me traditë shumë më të gjatë në sport.

 

Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët.

 

Njësoj, edhe ne, shënuam historinë tonë me medaljen e artë të xhudos në Rio 2016 dhe e treguam gatishmërinë dhe përkushtimin që e kemi në sport. Andaj, nuk është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike ajo që sot po e festojmë, por është fitorja juaj në të cilën të gjithë ne shpresojmë.

 

Ndonëse nuk do të jem i pranishëm në Tokio për t’ju përkrahur nga afër, më lejoni që në emër të çdo qytetari të Kosovës t’ju falënderohem për mundin që e keni bërë dhe kontributin që e keni dhënë.

 

Dhe të ju them se e gjitha Kosova do të jetë mbrapa juve, duke ju përcjellur nëpërmjet televizionit dhe duke ju përkrahur nga larg, por me zemër.

 

Shumë suksese secilit prej jush.  Ju faleminderit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM