Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gap publikon raportin ”Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor”

Kor 14, 2021

Sot, Instituti GAP organizoi tryezë diskutimi me temë Ndikimi i subvencioneve dhe granteve në prodhimin bujqësor

Në fjalën hyrëse, Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP, tha se qëllimi i këtij raporti ka qenë analizimi i politikave zhvillimore për bujqësinë, duke qenë se bujqësia luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e bilancit tregtar, rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik. Por, përkundër skemave mbështetëse financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës, të dhënat tregojnë se nuk janë arritur rezultatet e pritura.

Gentian Gashi, hulumtues në Institutin GAP, prezantoi të gjeturat e raportit duke theksuar se nga viti 2015 deri më 2019 janë shpërndarë rreth 134.7 milionë euro në pagesa direkte (subvencione) dhe 104.5 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në prodhime bujqësore. Në shumicën e kulturave bujqësore, prodhimi, sipërfaqja e mbjellur dhe rendimenti në vitin 2019 nuk duket të ketë ndryshuar shumë krahasuar me periudhën para fillimit të politikave mbështetëse. Në raste ku ka rritje të prodhimit ose të rendimentit, kjo rritje është shumë më e ulët se rritja e pagesave direkte ndër vite. Mungesa e arritjes së rezultateve të pritura përkundër përkrahjes së lartë financiare vë në pikëpyetje efektshmërinë e politikave bujqësore apo mënyrën e shpërndarjes së tyre.

Fitore Pacolli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifkim Hapësinor dhe Infrastukturë në Kuvendin e Kosovës, theksoi se deri tani bujqësia nuk është trajtuar si sektor për mbrojtjen e ushqimit, prandaj janë duke u rishikuar një mori ligjesh ekzistuese. Komisioni është  në angazhim të vazhdueshem me ministrinë për krijimin e startegjive të reja të cilat do të mundësonin edhe akreditimin në mënyrë që të shfrytëzohen edhe fondet e Bashkimit Evropian.

Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) tha se përkundër investimeve të mëdha buxhetore, ndikimi mbetet i pamjaftushëm. Si problem theksoi politikat jo adekuate, menaxhim jo të duhur të fondeve, koordinim minimal mes nivelit qendror dhe njësive respektive si dhe komunave. Ai shtoi se gjithashtu mungon sistem adekuat për matjen e rezultateve dhe monitorimin e përmbushjes së kontratave dhe se qëllimi nuk është zvogëlimi i fondeve për sektorin bujqësor, por përmrësimi i procesit së dhënies së këtyre fondeve.

Saranda Ramaj, gazetare në Koha Ditore shprehi shqetësim se dëmi mund të jetë ende më i lartë, duke i parë rastet e fundit korruptive të administratës në Ministrinë e Bujqësisë, ku raportet ekzistuese mund të tregojnë vlera jo reale. Gjithashtu, ajo theksoi se buxheti nga Ministria në vazhdimësi është rritur për sektorin e bujqësisë por jo edhe mbikëqyrja.

Në këtë diskutim kontribuan edhe pjesmarrës të tjerë nga komunat dhe shoqata të ndryshme bujqësore, thuhet në komunikatën për media e GAP.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM