Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia realizon planin operativ përmes së cilit identifikon 66 lëmosh kërkues

Kor 17, 2021

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore.

Plani operativ ka rezultuar me identifikimin e (66) lëmosh kërkuesve, prej tyre (42) fëmijë dhe (24) të rritur, ku numri më i madh i tyre(45) janë nga Shqipëria ndërsa (21) janë nga Kosova.

Gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.

Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM