Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Sogojeva: Agjencia për Informim dhe Privatësi do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës

Kor 19, 2021

Presidentja Osmani u takua sot me komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojevën.

Presidentja Osmani theksoi se Agjencia për Informim dhe Privatësi, në krye të së cilës është zgjedhur pak kohë më parë Sogojeva, është institucion i rëndësishëm shtetëror, i cili e mbron të drejtën e pakontestueshme të qytetarëve të vendit për privatësi.

Si e tillë, kjo agjenci do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ajo do ta kryejë punën në përputhje me ligjin dhe me mandatin që e ka, që qytetarët e vendit të përfitojnë nga puna  e saj.

Në anën tjetër, komisionerja e sapozgjedhur për Informim dhe Privatësi,Krenare Sogojeva, e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe e siguroi atë se do të bëjë gjithë ç ‘është në dorën e saj që ta fuqizojë rolin e agjencisë, në mënyrë që agjencia të sigurojë mbrojtje të plotë të privatësisë së qytetarëve të republikës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM