Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ: Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, 20 korrik – 7 shtator 2021

Kor 21, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 20 korrik  dhe do të përfundojë më 7 shtator. 

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote mund të marrin përgjigje në pyetjet: “Ku duhet të votoj” dhe “Si mund ta ndërroj Qendrën e Votimit?”. 

  • Në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e KQZ-së, votuesit mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal. 

 

  • Po ashtu, përmes këtij aplikacioni, votuesit mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit duke ndjekur hapat që kërkohen. Ndërrimi i Qendrës së Votimit përmes KQZ-së është i mundur vetëm brenda komunës suaj, ku ju jeni votues. 

 

Aplikacioni i KQZ-së për këtë periudhë është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Lista Votuese > Gjeni qendrën tuaj të vootimit, apo në linkun direkt: https://eomp.kqz-ks.org/ 

Gjithashtu, ndërrimi i qendrës së votimit është i mundur edhe përmes Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në komunën tuaj, duke paraqitur kërkesën, thuhet në komunikatën për media e KQZ-së.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM