Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kuvendi hapi dyert për bashkatdhetarët

Kor 21, 2021

Mbi 100 bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët po qëndrojnë për pushime në Kosovë, kanë vizituar sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, vizitorët janë njohur me ambientet e brendshme të Kuvendit, me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.

Ata kanë shprehur interesimin e tyre për aspekte të ndryshme të punës në Kuvend e të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, për të cilat ata kanë marrë shpjegimet dhe informacionet e nevojshme nga zyrtarët gjegjës të Kuvendit.

Kuvendi do t’i mbajë dyert e hapura edhe të enjten dhe të premten, përkatësisht më 22 dhe 23 korrik, nga ora 10:00 – 16:30, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM