Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ngushëllon familjet e dy viktimave, të përmbytjeve në Gjermani

Kor 21, 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, me shqetësim po e përcjellë gjendjen e rënduar pas vërshimeve në Gjermani, ku si pasojë e përmbytjeve humbën jetën dhjetëra persona ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim.

Bazuar në të dhënat zyrtare, deri në orët e paradites së sotme, si pasojë e vërshimeve, ka humbur jetën shtetasi i Kosovës Sh.D. si dhe një vajzë me shtetësi gjermane V.K. , që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës u shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Delija dhe Koxha. Në këto ditë të rënda pikëllimi, bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet ambasadës dhe konsullatave të Kosovës, është duke përcjellë nga afër situatën në Gjermani dhe është në kontakt me mërgatën tonë në zonat e prekura nga kjo katastrofë natyrore.

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që kanë nevojë për asistencë të lajmërohen në çdo kohë në konsullatat më të afërta. Ky është numri emergjent i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, që është në dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM