Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Mbahet takimi lansues për procesin e përgatitjes së programit për reforma ekonomike 2022-2024

Kor 23, 2021

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati, në cilësinë e Koordinatorit Nacional, ka hapur takimin për lansimin e procesit të përgatitjes së Programit për Reforma Ekonomike 2022-2024.

Gjatë takimit, Ministrit Murati nënvizoi se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të ndjekë agjendën e integrimit evropian, me theks të veçantë zbatimin e prioriteteve të reformave strukturore.” Ai poashtu, u bëri thirrje Ministrave përgjegjës ta vendosin këtë proces në prioritetet e tyre kryesore.

Programi për Reforma në Ekonomi është dokument që dorëzohet tek Komisioni Evropian me 31 janar të çdo viti dhe përfaqëson nivelin më të lartë të angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në çështjet socio-ekonomike. Në këtë kontekst, zbatimi i reformave të identifikuara në Programin për Reforma Ekonomike dhe i udhëzimeve të politikave të miratuara bashkërisht me shtetet anëtare të BE-së është thelbësor jo vetëm për të përmirësuar konkurrencën, por edhe për të nxitur krijimin e vendeve të punës, për të lehtësuar përfshirjen sociale, si dhe për të përmbushur kriteret ekonomike në procesin e anëtarësimit.

Ky program është gjithashtu një nga mekanizmat e Komisionit Evropian për monitorimin e performancës së Republikës së Kosovës, si kandidat potencial në proces të para-anëtarësimit,  të transformimit të ekonomisë dhe arritjes së standardeve të tregut Evropian, i cili njëherësh është edhe udhëzues i mirë për ndërlidhjen e politikave me buxhetin e vendit në aspektin e planifikimit strategjik shumëvjeçar, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM