Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Motegi: Kosova, partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim mbështetje të mëtejme

Kor 23, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilit i ka shprehur mirënjohje  dhe falënderim për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës, në vazhdimësi.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të raporteve me Japoninë, duke e konsideruar këtë shtet, partner strategjik të Kosovës.

“Republika e Kosovës është partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim nga ajo mbështetje të mëtejme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar presidentja Osmani në takim me ministrin Motegi.

Sipas presidentes Osmani, të dy shtetet mund ta rrisin bashkëpunimin, duke ftuar investitorët japonezë të investojnë në Kosovë. Ajo u shpreh se ka hapësirë të rritet bashkëpunimi edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, mjedisit etj., me ç’rast konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për angazhim të plotë në këtë drejtim.

Në vazhdën  e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM