Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Parandalohet kontrabanda e cigareve 

Kor 24, 2021

Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.

Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë Euro.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org.

Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosvës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM