Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjeneral Rama vizitoi Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe stërvitjen e përbashkët të trupave me pjestarët e FSK-së

Kor 24, 2021

Në vazhdën e vizitës në ShBA, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s. Gjatë kësaj vizite është takuar me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell ku diskutuan për avancimin e Partneritetit Ndërshtetëror që Kosova ka me këtë shtet të SHBA-së.

Gjeneral Rama falënderoi gjeneralin Corell për mbështetjen dhe bashkëpunimin  për një dekadë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Në veçanti, ai çmoi lartë ofrimin e mundësisë historike të zbarkimit të ushtarëve të FSK-së së bashku me Gardën e Iowa-s në misionin paqeruajtës dhe stabilitetit në Kuvajt me çka Kosova është bërë tashmë kontribuuese e sigurisë në Botë.

Gjithashtu, të dy gjeneralët diskutuan për avancimin e këtij partneriteti, për zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në funksion të ngritjes së ndërveprueshmërisë dhe aftësive ushtarake për pjesëmarrje efektive edhe në zbarkimet dhe misionet tjera të përbashkëta paqeruajtëse.

Gjatë kësaj vizite Gjeneral Rama vizitoi stërvitjen fushore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ku ishin të integruar edhe pjestarët e FSK-së, ku u njoftuan nga afër me aftësitë dhe kapacitetet operacionale logjistike dhe ato ajrore të Gardës Kombëtare të Iowa-s, thuhet në Komunikatën për media Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM