Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Kor 26, 2021

Me aktivitetin koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi dhurimi vullnetar i gjakut.

Personeli i Ministrisë, si ai civil dhe ushtarak çdo herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni,  të vetëdijshëm se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë, të ndihmohen pacientët në nevojë të Republikës së Kosovës. Sigurisht se ky aksion në kohën e pandemisë që po kalon edhe vendi jonë,   merr një rëndësi edhe ma të madhe sepse  dhurimi gjakut nga çdo vullnetar, është një akt i dobishëm dhe fisnik.

Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit  u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh kënaqësi dhe vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar. Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar  i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri dhe FSK dhe  mbahet dy herë në vit. Por jo vetëm kaq, pjesëtarët e FSK-së  kanë qenë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen  kërkesave të QKKTGJ-së  edhe për nevojat sporadike të rasteve  më të posaçme, thuht në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM