Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Kor 30, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e Sevdail Rrustemit, në fshatin Pakashticë të Podujevës dhe të Valentina Idrizajt në Istog, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë ta përballojnë dhimbjen, sepse siç ju tha ai, nuk janë të vetëm në këtë tragjedi.

“Kjo nuk është tragjedi vetëm e juaja, por është tragjedi kombëtare dhe i gjithë populli dhe institucionet e Kosovës janë me ju”, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi ndihmën e pakursyer të Kroacisë për të aksidentuarit, për ç’gjë shteti i Kosovës është shumë mirënjohës.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e gjashtë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë., thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM