Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Kor 30, 2021

Ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe mbishkrimi “Faleminderit Kroaci/Hvala Hrvatska”, kanë ndriçuar sonte ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet ngjyrave ndriçuese, Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar Republikën e Kroacisë për ndihmën që ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.

Mirënjohje dhe respekt të veçantë Qeveria e Kosovës shprehë për Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe përkushtimin e tij personal për të ndihmuar bashkëqytetarët e lënduar dhe institucionet e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM