KMDLNj -ë edhe më parë ka reaguar për trajtimin që po iu bëhet të paraburgosurve , shtetas të Kosovës e që janë dërguar atje kundêr vullnetit të tyre. Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga covid-19 , të gjitha vizitat familjare dhe të mbrojtësve ishin ndaluar dhe komunikimi bëhej përmes skypit apo telefonave. Nëse , për shkak të situatës emergjente ishin marrë këto masa kufizuese në mbrojtje të shëndetit të tyre, tash nuk mund të arsyetohet veprimi që i pamundëson familjarve të Hysni Gucatit ta vizitojnë anëtarin e familjes.
Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë përmes Zyres për Mbështetje ka marrë përgjegjësinë konkrete të mbulojë të gjitha shpenzimet për vizita si dhe të ndihmojë në sigurimin e vizave. Tash, refuzimi i Holandes për të dhënë vizat familjarëve të Hysni Gucatit është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e nënshkruar dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve e të mos flasim për Rregullat e Nelson Mandeles që i ka adoptuar kjo Gjykatë , si standard më i lartë i trajtimit.
Edhe avokatët mbrojtës të licencuar nga kjo Gjykatë po përballen me shumë vështirësi gjatë pajisjes me viza. Në anën tjetër ka shumë vonesa në përkthimin e materialeve për të akuzuarit apo ato përkthehen vetëm pjesërisht e që ndikon në pregatitjen e mbrojtjes duke mihuar të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të pandikuar. KMDLNj proteston kundër këtyre shkeljeve flagrante nga Gjykata Speciale dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të kërkojë sqarime nga Ministria për Punë të Jashtme e Holandës për problemet e shkaktuara lidhur me vizat duke këmbëngulur që vizat, si për familjarët ashtu edhe për avokatët të jenë afatgjata. Për aq kihë sa zgjatë puna e Gjykatës Speciale , familjarët dhe avokatët mbrojtës duhet të pajisen me pasaporta zyrtare.
KMDLNj kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në njërën nga seancat në vjeshtë të diskutojnë për këto problene nëse ende mendojnë se kjo Gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Në të kundërtën duhet të distancohen nga përgjegjësia duke e adresuar përgjegjësinë konkrete te BE – e dhe Gjykata Speciale, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.