Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova është e artë, tha kryeministri Kurti në festën e pritjes së medalisteve olimpike

Gus 2, 2021

Ekipi olimpik i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka mbërritur sonte në Kosovë.

Kampionet olimpike të xhudos, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, u pritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha trajneri i ekipit olimpik, Driton Kuka në konferencën për media, pas aterimit.

Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Tokio dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova.

Dy medalistet, falënderuan popullin e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme e të cilit thanë se ia dedikojnë medaljet.​

“Shumë shtete, kanë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rrisin investimet në sportin e Kosovës”, tha Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më pas, ekipi olimpik u nis për në ceremoninë e pritjes të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e tri kampioneve dhe trajnerit Kuka, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve, xhudo është bërë sinonim i fitoreve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

“Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024 për tri e më shumë medalje”, tha ai.

 

Mirëmbrëma të gjithëve,

Le t’i urojmë mirëseardhje skuadrës tonë olimpike me një duartrokitje të madhe e të fuqishme, sepse kanë bërë historinë në Tokio.

 

Të dashur qytetarë,

 

Edhe pse nuk mori medalje të artë në Tokio, ajo i ka marrë zemrat tona. Me suksesin dhe përkushtimin e saj ajo e trasoi rrugën për atletët e tjerë që të ëndërrojnë më shumë e të synojnë më lartë.

 

Ajo i solli Kosovës medaljen e parë të artë duke u bërë simbol i shpresës e i guximit dhe duke dëshmuar se me përkushtim gjithçka është e mundur.

 

Kampione në tatami, kampione në jetë, kampione përjetë. Një duartrokitje për kampionen Majlinda Kelmendi.

 

Në Olimpiadën e parë në Rio, Majlinda solli medaljen e parë të artë, kurse në Olimpiadën e dytë për Kosovën në Tokio, Distria dhe Nora bënë histori, duke sjellë dy medalje të arta.

 

Një duartrokitje për vajzat e arta Distrinë dhe Norën.

 

Medaljet e arta aq sa kërkojnë talent, kërkojnë edhe disiplinë dhe motivim, kërkojnë taktikë e teknikë të përsosur. Tashmë të gjithë e dimë emrin e trajnerit të medaljeve olimpike. Me këmbënguljen dhe angazhimin e tij, ai e kë bërë xhudon sinonim të fitoreve duke na frymëzuar dhe duke marrë vëmendjen e të gjithë neve. Ai është trajneri i artë Driton Kuka.

 

Tri medalje të arta nga tri gra. Kjo fjali me shtatë fjalë duhet të mjaftojë për të fituar çdo debat për barazi gjinore.

 

Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve, faleminderit secilit që ka ndihmuar në suksesin që kemi arritur në Tokio.

 

Në Rio ishte hera e parë​, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024, për tri e më shumë medalje.

 

Ju faleminderit e urime edhe njëherë.

 

Kosova është e artë.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM