Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Kapen mallra të kontrabanduara 

Gus 3, 2021

Njësit e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.  

Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara.

Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë  mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit. Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë  një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:

Cigare – 278,960 copë

Poqa te thjeshta elektrike- 1600 copë

Bombone- 45 Kg

Çamçakëz-  81 Kg

Brisqe të rrojës- 244 komplete (1 komplete x 4 pce) 

 

Vlera mallit: 5,432.71 €

Taksat Total: 18,342.56 €

Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM