Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kinofigurimi: Një arkiv i hapur paraqet historinë komplekse të Kino Lumbardhit

Gus 5, 2021

Fondacioni Lumbardhi ka prezantuar Kinofigurimin, një arkiv i hapur, ekspozitë arkivore e bazuar në historinë e Kino Lumbardhit.

Hulumtuesit Tevfik Rada dhe Bengi Muzbeg përgjatë një viti, udhëhoqën studimin e arkivit të Kino Lumbardhit (ish-Kino Bistricës), duke synuar zbulimin e dimensioneve historike të kinemasë si dhe modernitetit specifik të përjetuar në Prizren.

Nga ky këndvështrim, Kinofigurimi është një hapje e arkivit që përmbanë fotografi, artefakte, artikuj dhe dokumente të paraqitura në hapësirat e Kino Lumbardhit që vazhdojnë të funsionojnë si zyra, salla, lozha e dhoma të projeksionit. Ekspozita shënon kulmin e fazës së parë të këtij studimi mbi zhvillimin e kinemasë në Kosovë, duke shpalosur disa nga fragmentet dhe pamjet e zgjedhura nga arkivi ekzistues i kinemasë.

Ekspozita Kinofigurimi: Një arkivë e hapur do të hapet me datën 7 gusht, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi dhe mbetet e hapur deri me 27 shtator, 2021. Ajo do të shoqërohet me ngjarje, botime dhe biseda që ndërlidhen me studimin dhe historinë shumështresore të Kino Lumbardhit.

Kinofigurimi është realizuar në partneritet me Forum ZFD, zyra në Prishtinë, dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondacioni për Iniciativa të Artit (FfAI), Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, thuhet në komunikatën për media e Fondacioni Lumbardhi.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM