Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT prezanton masën 1.3 të pakos së ringjalljes ekonomike, mbështetja e punësimit të grave

Gus 5, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja e punësimit të grave.

Kjo masë reflekton edhe një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që qëllim kryesor ka fuqizimin e grave në tregun e punës. Punësimi i grave është tejet i rëndësishëm ashtu që të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe shoqëri përparimtare.

Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për 3 (tre) muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021 e tutje. Pas përfundimit të periudhës tremujore, do të subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Kusht për subvencionim është që e punësuara të mos figurojë në deklaratën e muajit qershor 2021 në ATK.

Për të përfituar nga subvencioni, punëtoret e reja duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së. Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin e kërkesës për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI.

Aplikimi për subvencion nga Masa 1.3 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM