Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ia propozon Kuvendit për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca

Gus 5, 2021

Pas një procesi të hapur e transparent dhe me pjesëmarrjen në Komision të  dy sekretarëve të përgjithshëm, përfaqësuesve të BQK-së, shoqërisë civile,  Universitetit të Prishtinës, mbikëqyrur nga BIRN-i dhe Sindikata e Punëtorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka nënshkruar vendimin me të cilin znj.Vlora Spanca i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditorees së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Vlora Spanca është ekonomiste dhe ka një përvojë 13 vjeçare në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Gjatë kësaj kohe ajo ka ushtruar detyrën e drejtores të Departamentit të Auditimit, udhëheqëses së Divizionit për Auditimin e Performancës, ndërkaq nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm.

Përveç̧ nga Komisioni Intervistues, kandidatët janë vlerësuar edhe kompania britanike BDO në kuadër të projektit të rekrutimit të përkrahur nga Ambasada Britanike.

Spanca ka shënuar sukses të lartë, duke u radhitur si kandidatja më e vlerësuar në këtë proces. Ajo është radhitur e para në vlerësimin e kompanisë britanike BDO me 33 pikë, dhe e dyta në vlerësimin e Komisionit Vlerësues, me 30.4 pikë. Procesi i intervistimit është ndjekur poashtu nga monitorues nga mediat dhe shoqëria civile, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

“Rrugëtimi profesional i znj. Spanca, si dhe performanca e saj në këtë proces, janë dëshmi e aftësisë dhe profesionalizmit të grave tona. Shoqëria dhe ekonomia jonë do të jenë më mirë vetëm atëherë kur avancohet pozita e grave dhe vajzave në vendin tonë. Prandaj inkurajoj gratë që të vazhdojnë të aplikojnë për pozita të larta menaxhuese në mënyrë që të jenë pikërisht në vendin që e meritojnë”, ka theksuar presidentja Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM