Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në web faqen e MSh-së publikohet paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19

Gus 9, 2021

Në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19.

Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

Atë mund ta gjeni lehtë në web faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard.

https://msh.rks-gov.net/sq/statistikat-covid-19/

Aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MSH-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM