Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike

Gus 12, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëreshë Loxha – Stublla, sot nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Grupit Për Studime Juridike dhe Politike.

Qëllimi i këtij Memorandumi është mundësimi i zbatimit të projektit të titulluar: “RRITJA E EFIKASITETIT – Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të parimeve të sundimit të ligjit në Kosovë, në bazë të Listës së Kontrollit të Sundimit të Ligjit të Këshillit të Evropës”, i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të Programit MATRA dhe zbatuar nga GLPS. Ky projekt synon të bëjë matjen e zbatimit të ‘Listës së Parimeve’ në kuadër të Këshillit të Evropës, dhe të kontribuojë në përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes metodologjisë së krijuar nga ekspertët juristë në GLPS.

Memorandumi po ashtu përcakton veprimet e përbashkëta ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe GLPS-së sa i përket implementimit të këtij projekti, si dhe përgjegjësitë e secilës palë, me synim final të dhënies së qasjes së plotë në të dhëna publike, të nevojshme për zbatimin e projektit në përputhje me legjislacionin përkatës për qasje në dokumentet publike dhe klasifikim të informacionit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës angazhohet për transparencë dhe bashkëpunim konstruktiv me shoqërinë civile, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM