Build Skills with our trainings

Sign up now!

OHTK- MSh: Gastronomia dhe hoteleria do të punojnë deri në ora 22:30

Gus 17, 2021

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit te Kosovës Prof. Dr.Hysen Sogojeva i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Estradës në kuadër të OHTK-së  Afrim Muçiqi dhe Driton Hoti, drejtor i Departamentit të Sallave të Darsmave, sot kanë mbajtur një takim me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia.

Ky takim kishte qëllim kryesor diskutimin rreth gjendjes pothuajse alarmante të krijuar së fundmi me ngritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u zotuan që do të mundohen të gjejnë një mundësi që pa u dëmtuar askush dhe duke respektuar masat të arrihet deri tek zvogëlimi i sërishme i numrit të të infektuarve me këtë virus.

Në këtë takim u vendos si në vijim:

Që gastronomia dhe hoteleria në përgjithësi të punojnë deri në ora 22:30,

Që në sallat e dasmave të ketë më së shumti 150 persona,

Pronarët e e sallave të dasmave janë të obliguar të caktojnë një person i cili do t\u kërkoj të ftuarve njërën nga dëshmitë: testin negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë ose dëshminë që personi është vaksinuar së paku me dozën e parë të vaksinës.

Restorantet ditore, kafiteritë, hotelet dhe lokalet tjera të ngjashme të punojnë deri në 22:30,

Ne qendrat tregtare është obligative mbajtja e maskës si dhe mund të punojnë deri në ora 22:30,

Nuk ka kufizime të lëvizjes.

Nga data 20.08.2021 hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet, grumbullimet, tubimet masive, të cilat anë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, ose dëshminë që janë negativ për COVID-19.

Ky vendim hyn në fuqi më 20.08.2021 dhe vlen deri më datën 01.09.2021.

Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u pajtuan se do të vazhdojnë takimet dhe do të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe secili hap do të merret bashkërisht, ata po ashtu u pajtuan se nëse pas datës 01.09.2021 bije numri i të infektuarve atëherë masat lirohen sërish dhe e kundërta, thuhet në postimin në Facebook të OHTK-së.

#vaksinohu

#ruajeshëndetin

#tëvazhdojmëpunën

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM