Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Prezantohen masat e reja anti COVID-19

Gus 18, 2021

Në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri Arben Vitia mbajti konferencë për media së bashku me prof. Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike dhe valën e re të përfshirjes nga virusi, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar ndërhyrje të menjëhershme dhe masa të tjera, përtej atyre që janë miratuar javën e kaluar, për t’i dhënë prioritet absolut shëndetit të qytetarëve.

Ministri Vitia theksoj se: “Arsyeja pse masat kufizuese do të ndërmerren e zbatohen në këta sektorë, është se shpërndarja më e madhe e virusit është evidente që po vjen nga grumbullimet e mëdha në hapësira të mbyllura dhe nga mosrespektimi i masave në fuqi”.

Përveç masave kufizuese, ministri Vitia shtoi se do të rekrutohen 1.000 punonjës shëndetësor, do të shtohet dita e shtunë për t’u vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Në anën tjetër prof. Naser Ramadani bëri thirrje për tu vaksinuar sa më shumë qytetarë në mënyrë që të mos ballafaqohemi me numër të lartë të hospitalizimeve dhe se përgjigjja më e mirë ndaj valës së re të përhapur nga varianti Delta është të vaksinohemi, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM