Build Skills with our trainings

Sign up now!

Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës

Gus 18, 2021

Xhevahire Izmaku ka dhënë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës. sepse sipas saj ajo nuk beson në projektin dhe vizionin e PDK-së.

Izmaku në postimin e saj në Facebook ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së, nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues, nënkryetares sē degës së PDK-së në Vushtrri dhe nga të qenurit anëtare e PDK-së.

 

 

Të nderuar anëtarë e votues të PDK-së!

 

Të dashur anëtarë të PDK-së dega në Vushtrri!

 

Sot më duhet ta shkruaj statusin ma të padëshiruar në jetën time politike prej 20 vitesh!

 

Unë po jap dorëheqjen dhe po largohem nga PDK, duke nisur nga: • Dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues; • Nënkryetares sē degës së PDK-së në Vushtrri dhe përfundimisht nga të qenurit- • Anëtare e PDK-së!

 

Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetar,

 

Siç e dini shumica prej jush, unë jam rritur dhe edukuar duke respektuar e çmuar vlerat njerëzore.

 

Jam brumosur në frymën e atdhedashurisë andaj pas përfundimit të luftës tonë të lavdishme, jam rreshtuar me burrat dhe gratë më të mira të vendit për krijimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Kam besuar dhe kontribuar me dashurinë dhe sinqeritetin më të madh në projektin e PDK-së që nga themelimi, njëjtë sikurse në shtëpinë e babës tim Adem. Njëzet e një vite rrugëtim të përbashkët, ngritje e rënie bashkë me PDK-ne dhe njerëzit më të mirë të saj.

 

Përgjatë rrugëtimit tim 20 vjeçar me PDK-në, kam mësuar se të qenit në një parti të madhe, përveç privilegj është edhe sfidë, si në kuptimin konceptual, poashtu dhe përmbajtësorë.

 

Në kuptimin konceptual, PDK-ja për mua ishte shtëpi e formimit politik, në të cilën u brumosa me tiparet politike të njerëzve që, sakrificën e tyre për lirinë e vendit e transformuan në sfidë për ndërtimin e shtetit.

 

Nisa si zëdhënëse e Komunës së Vushtrrisë, asambleiste e PDK-së, nënkryetare e komunës, pastaj deputete në tri mandate.

 

Gjithë ky rrugëtimi i imi, Kosovës, Vushtrrisë dhe votuesëve të mi, i ka sjellë shumë dobi e projekte në të mirë të përgjithshme.

 

Shpesh herë gjatë këtij rrugëtimi të gjatë politik edhe jeta ime dhe e familjes time është vënë në rrezik, por asnjëherë dhe askush nuk ka arritur ta zbeh qëllimin tim madhor, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe votuesëve të mi.

 

Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit.

 

Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë.

 

Votuesëve të PDK-së dhe mbështetësve të mi, ju përkulem dhe falënderohem përjetësisht, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira.

 

Me nderime;

 

Xhevahire IZMAKU

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM