Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Pakoja e Ringjalljes Ekonomike favorizon bizneset prodhuese si akterët e zhvillimit ekonomik të vendit

Gus 23, 2021

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Menaxhmentin e Lartё të Bankave Komerciale për të diskutuar lidhur me operacionalizimin e dy masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjёsisht Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive dhe Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar. Kёto masa kanё pёr qёllim kreditimin e bizneseve prodhuese si dhe mbёshtetjen e likuiditetit familjar, si faktorё qё ndikojnё drejtpёrdrejtё rritje ekonomike dhe rritje tё mirёqenies sё qytetarёve.

Siç u shpreh ministri Murati gjatё takimit, Masa 2.1 – Subvencionimi i kredive investive synon rritjen e investimeve tё reja nё kapacitete prodhuese dhe pёrpunuese, tё cilat rrjedhimishit rrisin punёsimin dhe ndikojnё nё zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik. Krahas bizneseve prodhuese, duke konsideruar rёndёsinё e veçantё tё fuqizimit tё grave nё ekonomi, e njejta masё aplikohet edhe pёr bizneset jo-prodhuese tё udhёhequra nga gratё. Pёrkatёsisht, me anё tё kёsaj mase Qeveria do të mbёshtesё kreditё për bizneset prodhuese dhe ato në pronësi të grave për të financuar zgjerimin e kapaciteteve, duke subvencionuar deri në 20% të kryegjësë së kredisë, më saktësisht 10% të kryegjësë në fillim, si dhe 10% tjera në fund të kredisë në rast se janë përmbushur objektivat e investimit.

Nё anёn tjetёr, masa 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar ka pёr qёllim kreditimin e amvisёrisё deri në 3,000 euro, qё do t’iu mundësojë shumë familjeve ta kenë më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale.

Si rezultat i takimit, palёt u dakorduan se do tё vazhdojnё bashkёpunimin pёr implementimin e masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, duke kaluar nё fazёn teknike tё operacionalizimit tё masave 2.1 dhe 3.6.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punёs dhe Transfereve, ndër të tjera favorizon bindshëm bizneset prodhuese si një ndër akterët me rëndësi të zhvillimit ekonomik të vendit. Pakoja gjithashtu ka fokus të vecantë krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, operacionalizimi i masave të lartëcekura ëshë kyç për realizimin e pritoriteteve të Qeverisë, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM