Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Rotary Club Prishtina Newborn dhuron pajisje mjekësore për QKUK-në

Gus 25, 2021

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pranoi pajisje mjekësore për realizimin e ekzaminimeve urodinamike- donacion nga organizata Rotary Club Prishtina Newborn, të cilat kushtojnë 59 mijë euro.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, falënderoi donatorët për ndihmën e ofruar, derisa tha se pajisjet e reja do të ofrojnë mundësi për shërbime të reja mjekësore.

“Bashkëpunimi mes Rotary Club Prishtina Newborn dhe Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike është një shembull i mirë. Ju premtoj dhe do të bëj gjithçka që të gjitha pajisjet mjekësore dhe donacionet tjera do të përdoren vetëm sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, theksoi Krasniqi.

Stephen R. Hemphill nga Rotary Club Prishtina Newborn foli për sfidat dhe vështirësitë në implementimin e projektit, për shkak të situatës me COVID 19.

Por, u shpreh i lumtur që më në fund pajisjet mjekësore mbërritën në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe projekti u realizua me sukses.

“Pavarësisht se Pandemia COVID-19 e ka penguar punën tonë, ne arritëm që këtë projekt ta përmbyllim me sukses”, deklaroi Hemphill, thuhet në postimin në Facebook të SHSKUK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM