Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Forca e Sigurisë së Kosovës dhuroi 2 mijë maska mbrojtëse anti Covid-19.
Donacionin e dhuruan oficerët e FSK-së, Shaban Kurti dhe Fidan Dema, ndërsa në emër të QKML-së u pranua nga zëvendësdrejtori i QEKL-se Fitim Bërbatovci, i cili gjatë pranimit falënderoi përzemërsisht pjesëtarët e FSK, e në veçanti Komandantin FSK për regjionin e Gjilanit, Albert Kuqi, duke vlerësuar lartë kontributin e FSK në shtimin e masave mbrojtëse anti Covid -19 edhe në këtë Qendër.
Donacionet e tilla janë të mirëseardhura për institucionet korrektuese, duke pasur parasysh situatën aktuale me Pandeminë Covid – 19 në vend, thuhet në faqen zyrtare të ShKK-së.