Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Përkundër rritjes së numrit të hospitalizuarve me COVID, furnizimi me oksigjen në QKUK është stabil

Gus 31, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës bën të ditur se edhe përkundër rritjes së madhe të numrit të të hospitalizuarve me COVID, furnizimi me oksigjen në QKUK është stabil, falë rezervuarit me oksigjen të lëngshëm me kapacitet prej 20 mijë litrash, i cili është vendosur më parë me kërkesë të menaxhmentit të SHSKUK-së.

Me të, është e paraparë të mbulohen disa nga klinikat, përfshirë Klinikën Infektive dhe ato internistike, që po trajtojnë pacientë me COVID- 19.

Duke e parë nevojën për intervenim të menjëhershëm, një çështje që s’po priste më, për shkak të pandemisë, menaxhmenti i SHSKUK-së e kishte listuar si prioritet të parë oksigjenin dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të instalojë rezervuarët me oksigjen të lëngshëm në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, thuhet në faqen zyrtare të ShSKUK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM