Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Plenkovic letër kryeministrit Kurti, shprehet i lumtur që do ta takojë në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit

Gus 31, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër nga kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkovic, në të cilën ai shprehet shumë i lumtur që do të ketë mundësinë të takohen personalisht në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, më 1 shtator.

“Takimi jonë i fundit i shkurtër në Slavonski Brod u mbajt nën hijen e aksidentit të tmerrshëm me autobus që mori jetët e dhjetë kosovarëve gjatë rrugës së tyre për pushime verore në vendlindje”, ka shkruar Plenkovic.

Kryeministri kroat e ka njoftuar kryeministrin Kurti se sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë, 44 kosovarë të aksidentuar kanë marrë trajtim në spitalet kroate, dhe se 43 prej tyre ose janë liruar pas shërimit ose janë dërguar drejt spitaleve në Gjermani apo në Kosovë.

Për fat të keq, një person ende gjendet në mjekim intensiv në ventilim mekanik, ka thënë Plenkovic.

Duke i shprehur keqardhje për këtë rast, kryeministri kroat ka uruar që aksidenti i tmerrshëm të shërbejë si “përkujtim i lidhjeve tona të forta që i kemi ndërmjet vete që rezultuan në bashkëpunim natyror dhe efikas ndërmjet dy qeverive tona”.

Kryeministri Plenkovic ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Kroacisë në rrugën euroatlantike të Kosovës, në aspektin politik dhe gatishmërinë për të vazhduar ndihmën për reforma.

“Mezi pres që të hulumtojmë të gjitha fushat e bashkëpunimit bilateral, duke përfshirë ngritjen e shkëmbimeve ekonomike, tregtisë dhe investimeve, që do të sigurojnë rimëkëmbje më të shpejtë nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë”, ka shkruar Plenkovic.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM