Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShBA-të janë mirënjohëse Kosovës për ndihmën e madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë

Sht 4, 2021

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar pas disa raporteve të mediumeve me përshtypjen e pasaktë se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm, kjo nuk qëndron.

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces.

Procesi përmes të cilit afganët aplikojnë për viza të veçanta imigruese ose status refugjati në SHBA është kompleks dhe disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme dhe dhënies së të gjitha informatave që kërkohen për t’u kualifikuar për hyrje të menjëhershme sipas ligjit të SHBA-ve.

Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik.

Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale, thuhet në komunikatën për media e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM