Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston dy të dyshuar për falsifikim të testeve COVID

Sht 5, 2021

Në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara.

Pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve. Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër.

Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë.

Policia do të vazhdojë angazhimet e gjithanshme në parandalim të përhapjes së pandemisë, përfshirë kontrollin në kufij të dokumentacionit që kërkohet nga vendimi i fundit i qeverisë, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM