Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin se ka vdekur ambasadori i Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker, ish-këshilltar i Kancelares Merkel.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në kohën kur ishte në Qeveri është takuar me Hecker-in dhe se vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.
Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker.
Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.
Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë.