Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takim me përfaqësues të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Sht 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, Mathew Holiday dhe Luigji Ndou.

Gjatë takimit, Bomberger shprehu përkushtimin e ICPM-së për identifikimin e personave të identifikuar gabimisht, përmes metodës së ADN-së, për vitet 1999-2003, saktësisht kohën kur kjo metodë nuk është përdorur.

U bisedua edhe për çështjen e riatdhesimit të trupave, proces ky të cilin ICMP është ofruar që ta lehtësojë.

Kryeministri Kurti falënderoi Bomberger dhe kolegët e saj për përkushtimin e tyre maksimal ndaj çështjes së personave të zhdukur me dhunë, çështje kjo që për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka rëndësi esenciale e kërkon adresim të menjëhershëm.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë edhe për rregullimin e çështjes së pensioneve për familjarët e të zhdukurve.

Të pranishëm gjatë takimit ishin edhe zëvendëskryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, udhëheqësi i Komisionit për Personat e Zhdukur në Republikën e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit Qeveritar për Perosnat e Pagjetur Andin Hoti, këshilltarja ligjore e kryeministrit Tea Blakaj-Hoxha dhe Furtuna Sheremeti, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM