Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uron 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se gra e burra të Policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës.
Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë, këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë sonë.
Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi.
Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës.
Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj!