Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Drejtësisë së shpejti do të procedojë në Qeveri pakon ligjore për Shërbimin Korrektues

Sht 6, 2021

Zëvendësministri Blerim Sallahu sot vizitoi Qendrën Korrektuese në Gjilan ku u prit në takim nga drejtori i Qendrës, Shefik Sylejmani, zëvendësdrejtori Fidan Hasani dhe Mbikëqyrësi i sigurisë, Agron Maliqi.

Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me situatën e burgut dhe të burgosurve në këtë Qendër Korrektuese.

Në këtë takim zëvendësministri theksoi edhe njëherë gatishmërinë dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për adresimin e çdo kërkese ligjore që për qëllim ka rritjen e sigurisë, përmirësimin e kushteve të punës për stafin, efikasitetin dhe efektivitetin.

Gjatë vizitës në hapësirat e Qendrës Korrektuese, zëvendësministri Sallahu takoi oficerë dhe punëtorë civil e shëndetësorë, të cilët i njoftoi se Ministria e Drejtësisë së shpejti do të procedojë në Qeveri pakon ligjore për Shërbimin Korrektues, pako e cila ka për qëllim të rregullojë statusin e stafit korrektues, të përmirësojë masat që kanë të bëjnë me risocializimin, riintegrimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri të të burgosurve, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM