Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Vaksinimi është i domosdoshëm në kohë të kulmit të pandemisë

Sht 8, 2021

Në këto kohë kur në Kosovë, por edhe gjithë botën është përhapur valë e re e infektimit me virusin Covid 19 po bëhet thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve. 

KMDLNj vlerëson lartë organizimin dhe korrektësinë në Qendrat e Vaksinimit në gjithë vendin, duke përfshirë një rregull të paparë si në orientimin e qytetarëve në këto Qendra për procedurat por edhe shpejtësinë në procedimin e të gjithë procesit të vaksinimit. Është për t’u vlerësuar që qytetarëve nuk u bije që të presin kohë të gjatë në këto qendra dhe por edhe që janë shtuar numri i kabinave ku po bëhet injektimi i vaksinave. Gjithashtu, është angazhuar një numër i madh i stafit shëndetësorë por edhe i aktivistëve të Kryqit të Kuq të Kosovës për procedim të shpejtë të qytetarëve. E gjithë procesi por edhe siguria po garantohet nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 

KMDLNj i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shtohet numri i Qendrave të Vaksinimit në mënyrë që të shpërndahet fluksi në Qendrën e Vaksinimit në Sallën 1 Tetori, por edhe që të lehtësohet qasja e qytetarëve në qendra të tjera më të afërta për qytetarë. 

Gjithashtu, KMDLNj bënë thirrje që në këtë kohë të pranohen edhe qytetarët të cilët mund të mos kenë bërë terminin online për vaksinim. Duhet të kemi parasysh që ka një numër të caktuar të qytetarëve të Kosovës të cilët nuk kanë qasje në përdorimin e internetit apo pajisjeve të ngjashme, por edhe një pjesë të cilët kur mund ta kenë të caktuar terminin mund të mos e kenë mundësinë për të shkuar në Qendër të Vaksinimit për shkak të angzhimit në punë, e veçanërisht në sektorin privat. 

Prandaj, KMDLNj kërkon që në këtë kohë të mos jetë kriter i domosdoshëm termini për vaksinim, por të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët paraqiten në Qendrat e Vaksinimit, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM