Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me kryetaren e Komunës së Tetovës për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje. Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.
Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së kryeministrit.