Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia pranon donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Sht 9, 2021

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP dhe EXBS.

Pranim- dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti si dhe Shawn Waddoups drejtor i INL.

Ky donacion i pranuar sot me pajisje të avancuara dhe shumë të sofistikuara do të mbështetë Policinë e Kosovës në luftimin e shumë dukurive negative në kohë reale si dhe zbulimin dhe praninë e substancave të rrezikshme si eksplozivë dhe lëndë narkotike.

Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane dhe INL për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore, thuhet në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM