Build Skills with our trainings

Sign up now!

MF: Fillon mbështetja për lehonat dhe skema për shtesat për fëmijë

Sht 10, 2021

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot prezantuan fillimin e zbatimit të masës 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë. Pozita e gruas në shoqërinë tonë ka qenë një sfidë me të cilën vendi ynë është përballur për një kohë të gjatë. Andaj, me qëllim të emancipimit e fuqizimit të rolit të gruas, si në familje ashtu edhe në shoqëri, në linjë me Programin Qeverisës.

Qëllimi i kësaj mase është forcimi i pozitës financiare të gruas në shoqëri, e cila rrjedhimisht përkthehet në rritje të mirëqenies e barazisë shoqërore.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, kryeministri Kurti u shpreh se “Barazia arrihet atëherë kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë.”

Në anën tjetër, ministri Murati fillimisht shpalosi masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilat vendosin në radhë të parë gruan dhe rolin e saj në shoqëri, duke vazhduar pastaj me prezantimin e detajeve lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masë 3.5.

Së fundi, përfaqësuesit e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, prezantuan dhe demonstruan procesin e aplikimit për këtë masë, e cila do të realizohet përmes platformës eKosova.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Në anën tjetër, këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj.

Gradualisht, me fillim nga janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 gusht 2021 mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike eKosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë.

Bashkëngjitur me këtë komunikatë, ju lutem gjeni Vendimet për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e Masës 3.5, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM