Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univerisitar i Kosovës ka bërë të ditur se me zgjerimin e rrjetit të oksigjenit, që përfundoi kohë më parë, para fillimit të valës së fundit të virusit COVID-19, Klinika e Pulmologjisë ka kapacitet ta furnizojë secilin shtrat brenda hapësirave të saj.
Ndonëse ka numër të madh të pacientëve të shtrirë me COVID-19, Pulmologjia po mbulon të gjitha kërkesat me oksigjen, duke lënë prapa shpatullave problemet e vjetra, të cilat, në fillim të pandemisë, shpeshherë e kishin vënë në sprovë stafin teknik, sidomos stafin shëndetësor kundrejt pacientëve, thuhet në postimin ë Facebook të ShSKUK-së.