Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sht 13, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia pritën në takim delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i përbërë nga drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, ministri i Shtetit Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës, Nabila Alshamsi.

Delegacioni ka ardhur për vizitë në Kosovë me rastin e inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që u ndërtua me mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri i falënderoi zyrtarët për kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë partner shumë i rëndësishëm ekonomik për shumë shtete në botë dhe do të mund të ndihmonin Kosovën në sigurimin e njohjeve të tjera.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për ndihmën që 1600 ushtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe në kuadër të NATO-s, u kanë dhënë refugjatëve nga Kosova në Shqipëri, pas dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999.

Ai theksoi nevojën për investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Kosovë dhe për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Njëherësh kryeministri Kurti ua përcolli zyrtarëve ftesën për vizitë në Kosovë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al Nayhan dhe kryeministrit Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Zyrtarët e shëndetësisë së Emirateve thanë se përkrahja financiare për ndërtimin e spitalit të fëmijëve ka qenë ndihmë humanitare për popullin dhe shtetin e Kosovës. Ata premtuan që do të vazhdojnë mbështetjen për spitalin dhe trajnimet për stafin mjekësor për përdorimin e pajisjeve mjekësore, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM