Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Kosova me qeveri të re, stabile, transparente dhe efektive i siguron parakushtet për investime

Sht 13, 2021

Rritja e vazhdueshme e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës si dhe mundësitë e angazhimit ekonomik në Kosovë ishin në qendër të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me delegacionin ekonomik austriak.

“Kosova me qeveri të re, stabile, transparente dhe efektive i siguron parakushtet për investime”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për prioritetet e qeverisë për zhvillimin e Kosovës, kryeministri theksoi tre faktorë që i ka Kosova e që janë shumë të rëndësishëm për investitorët dhe bizneset: siguria e investimeve, respektivisht sundimi i ligjit, fuqia punëtore si dhe lokacioni strategjik me infrastrukturë të zhvilluar.

“Shpresojmë të rrisim vëllimin e investimeve austriake, duke punuar ngushtë së bashku me dhomën austriake të biznesit këtu në Kosovë. Sidomos në dhënien e shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përpunimin e drurit si dhe me potencialin e madh të pashfrytëzuar që ka Kosova në fushën e turizmit, mund të krijohen sinergji të reja,” tha kryeministri Kurti.

Përfaqësuesit e delegacionit ekonomik austriak, ndanë përvojat, rekomandimet dhe kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Ishte një diskutim i frytshëm mbi marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, që është investitori i katërt më i madh në vend.

Në këtë takim, krahas përfaqësuesve të ndërmarrjeve dhe kompanive austriake, të pranishëm ishin edhe Wilhelm Nest, Këshilltar komercial austriak për Slloveninë, Shqipërinë dhe Kosovën – përfaqësues i Advantage Austria, Martin Schaller, zëvendës ambasador i Austrisë në Kosovë, Michael Brander, konsull i nderit, si dhe Vjosa Huruglica, udhëheqëse e Zyrës Komerciale Austriake në Prishtinë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM