Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Mbyllja e kopshteve, barrë për gratë

Sht 13, 2021

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aksion simbolik ku para Qeverisë së Kosovës kanë vendosur biberonë, ku sipas tyre ato përçojnë mesazhin që fëmijët në kopshte janë të braktisur nga shteti, në kohën më të vështirë, dhe barra e përkujdesit i është lënë edhe më tepër grave.

 

Këta biberona përçojnë mesazhin që fëmijët në kopshte janë të braktisur nga shteti, në kohën më të vështirë, dhe barra e përkujdesit i është lënë edhe më tepër grave.

 

Mbyllja e çerdheve dhe shkollave është vendos sot për nesër.

 

Vendimet e qeverisë janë instrumentalizuese sepse nuk e kanë synim mbrojtjen e shëndetit publik. Janë kontradiktore sepse nuk kanë koherencë e kuptim. Si mund të mbyllen çerdhet dhe shkollat, teksa kafiteritë, tregjet e mëdha, tubimet e takimet elektorale, xhamiat e kishat, vazhdojnë të jenë të hapura? Nuk gjindet asnjë bazë matëse që i bënë çerdhet e shkollat më të rrezikshme sesa vendet e tjera të grumbullimit. Vendimet janë politike dhe po i shërbejnë pushtetit.

 

Me vendimet e saja, qeveria ka zgjedhë t’i mbyll nënat me fëmijët në shtëpi. Pushteti po riprodhon shtypjen që gruaja e përjeton në shoqërinë tonë patriarkale. Ato gra që mund të marrin pushim, e shfrytëzojnë atë si pushim vjetor. E në rastin kur i lejohet një prindi të merr pushimin për t’u kujdesur për fëmijët, ai prind domosdosshmërisht do të jetë gruaja e cila potencialisht mund ta humb vendin e punës.

 

Sot flasim për një qeveri që në ditën kur filloi rritja drastike e rasteve vazhdoi orarin e diskotekave, ndërsa kur numri i rasteve po bie, barrën e vendimeve të saj po e hedh mbi supet e grave. Si e tillë, vendimet e kësaj qeverie janë regresive, dhe bashkë me to kjo qeveri është e dëmshme dhe e rrezikshme.

 

Çka flet kjo për çasjen e qeverisë Kurti? Një qeveri joemancipuese, betonuese e rolit të gruas vetëm si riprodhuese e kujdestare. Qeveri që e sheh gruan si barrë e në fakt bëhet barrë e saj, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM