Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Në plotësim ndryshimet e projektligjit për persona të zhdukur të reflektojnë kërkesat e familjarëve të tyre

Sht 15, 2021

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij hyrëse, fillimisht ka falënderuar anëtarët e këtij grupi për vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në plotësim ndryshimin e Projektligjit për Persona të Zhdukur.

“Ministria e Drejtësisë ka prioritet ballafaqimin me të kaluarën, andaj në mesin e iniciativave të tjera të ndërmarra deri më tani në këtë drejtim përfshirë hartimin e Koncept-Dokumentit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, i cili aktualisht ndodhet në konsultime publike, hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale dhe ngritjen e kapaciteteve në Prokurorinë Speciale në Departamentin për Krimet e Luftës, këtij Projektligji dhe adresimit të nevojave dhe kërkesave të familjarëve të personave të zhdukur do t’i kushtohet vëmendje e veçantë”, tha Sallahu.

Zëvendësministri Sallahu theksoi se ky Grup Punues do ta ketë përkrahjen e plotë të kabinetit dhe njëherit shtoi se mbetën të përkushtuar që në plotësim ndryshimet e Projektligjit për persona të zhdukur të reflektojnë kërkesat dhe nevojat e familjarëve të tyre, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM